Nëse nuk e mbani mend ose nuk keni qasje në email adresën nga azhurnimi i fundit i të dhënave duhet të konfirmoni identitetit Tuaj përmes shënimit të emrit, mbiemrit dhe datës së lëshimit të vërtetimit Tuaj në fushat e duhura. Data e lëshimit të vërtetimit është zgjedhur si hap sigurie në të cilën qasje keni vetëm Ju.
Pas shënimit të të dhënave të duhura dhe kontrollit të tyre, në email adresën e zgjedhur do t’ju arrijë link përmes të cilit do të regjistroheni me email adresë të re.
Instituti është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, anëtarët e së cilës janë kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar, pavarësisht nga përkatësitë e tyre kombëtare, fetare, racore dhe të tjera.